18.9 C
New York
Sunday, May 11, 2025

Buy now

E ardhmja e Shqipërisë, nesër 3.7 milionë shqiptarë vendosin në zgjedhje

- Advertisement -

Premtimet i morën nga njerëzit që synojnë të qeverisin me vendin, e nesër do të ju drejtohen kutive të votimit.

Mbi 3.7 milionë qytetarë të Republikës së Shqipërisë më të drejtë vote, do të vendosin të dielën nëse vendin do ta drejtoj sërish edhe për 4 vjetët e ardhshme Edi Rama me partinë socialiste apo ajo demokratike me Sali Berishën e rikthyer.

Për këtë proces të zgjedhjeve parlamentare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Krejt procedurat për ta ushtruar këtë të drejtë mbetën të njejta. Për këto zgjedhje është miratuar një sistem i ri zgjedhor që përfshin një kombinim të listave të mbyllura dhe të hapura.

Rreth një e treta e listës së kandidatëve është e mbyllur, dhe emrat janë të fiksuar nga kryetari, ndërsa dy të tretat e tjera janë të hapura.

Për këta të fundit këtë herë nuk do të ketë prag. Në fletën e votimit ata janë të vendosur në rend alfabetik, por pas numërimit të votave do të rirenditen dhe më të votuarit do të dalin në krye.

Sivjet sefte në këtë zgjedhje KQZ ka nënshkruar marrëveshje me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

Veç vendasve kësaj radhe në këtë proces në Shqipëri voton edhe diaspora. Kjo procedurë do të realizohet përmes postës.

Të ngjashme

Të fundit