Bayerni po punon për të rinovuar kontratën e Harry Kane përtej vitit 2027 dhe edhe vetë sulmuesi ka shfaqur gatishmëri për të vazhduar.
Megjithatë, mediat gjermane raportojnë se klauzola e largimit të anglezit është ende aktive deri në fund të shkurtit, me një vlerë prej 60-70 milionë eurosh.
Edhe pse klubet evropiane nuk pritet të lëvizin në këtë fazë, një skuadër nga Arabia Saudite (nuk zbulohet emri) po përgatit një ofertë shumë të majme për ta bindur Kane të ndryshojë ambient në verën e ardhshme ose në vitin 2027.






