11.6 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

E ardhmja e Dakut ende e paqartë, trajneri i Rubinit flet për yllin shqiptar

- Advertisement -

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, ka folur për të ardhmen e sulmuesit kosovar, Mirlind Daku, duke konfirmuar interesimin e disa klubeve për kartonin e tij.

Sipas tij, vendimi për të ardhmen e Dakut pritet të merret shumë shpejt, brenda një ose dy javësh.

“Ka interesim nga klube të ndryshme për Dakun, por ne nuk kemi marrë ende një vendim. Do të shohim zhvillimet gjatë një ose dy javëve të ardhshme”, deklaroi Rakhimov në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Orenburgut.

Kjo përballje do të zhvillohet të shtunën dhe mund të jetë vendimtare për Dakun, i cili është në garë për të fituar ‘Këpucën e Artë’ të kampionatit rus.

Aktualisht, 27-vjeçari ka realizuar 14 gola, dy më pak se golashënuesi më i mirë i momentit, Manfred Ugalde i Spartak Moskës.

Pavarësisht spekulimeve për një largim të mundshëm gjatë verës, Daku vazhdon të jetë një nga pikat më të forta të Rubin Kazanit këtë sezon.

Të ngjashme

Të fundit