23.4 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

“E akuzuar për vjedhje të 100 mijë eurove, e shantazhuar nga Vulini”, Arifi ia kthen Sinanit pasi e quajti “Rrahman Morinë 2.0”

- Advertisement -

Këshilltarja e kryeministri të Kosovës, Ardita Sinani e quajti “Rrahman Morina 2.0” kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, ky i fundit ka lëshuar një reagim të ashpër duke e quajtur “të shtanazhuar nga Vulini” dhe “bashkëpunëtore” e këtij të fundit.

Madje, Arifi ka ndarë edhe dokumentin e një padie në Gjykatën e Nishës në Serbisë, ku Sinani akuzohet, siç thotë ai, “për skandalin e vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i Komunës së Preshevës nga fondi për bujqësi dhe ndërrmarrësi”.

Reagimi i Arifit:

Këshilltarja e Kryeministrit, Ardita është e shantazhuar nga bashkëpunëtorët e saj në Beograd e sidomos nga Vulini. Po të hulumtojnë agjensionet e intelegjencës dhe sigurisë se Republikë së Kosovës, ajo nuk do ta merrte çertifikatën e sigurisë personale dhe rrjedhimisht nuk do të mund të dekretohej si këshilltare e kryeministrit!

Në dokumentin që po ndajë me qyetetarët e Republikës së Kosovë, shihet qartë se Ardita Sinani ka një padi për korrupsion pranë gjykatës së lartë të Serbisë në Nish, për skandalin e vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga buxheti i Komunës së Preshevës nga fondi për bujqësi dhe ndërrmarrësi.

Sidoqoftë, shpresoj që Qeveria e Republikës se Kosovës nuk i ofron asaj informacione të larta shtetërore sepse do të përfundojn tek Vulini 100%.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit