Mesut Ozil u nda së fundmi me Fenerbahçen.
Futbollisti gjerman me prejardhje turke u la i lirë nga klubi turk pai kishte një fjalosje me trajnerin e tij.
Por, duket se ish-përfaqësuesi gjerman nuk kishte probleme vetëm tek gjiganti turk.
Ish-bashkëlojtari i tij tek Arsenali, Nacho Monreal nuk ka mbetur i befasuar me këtë rast.
36 vjeçari ka zbuluar se Ozil nuk ishte i rehatshëm as gjatë eksperiencës që e pati në “Emirates Stadium”.
Ai u la i lirë para kohe nga Kombëtarja gjermane, e më pas nuk e donte më në ekip as Arsenali, për të përfunduar në Fenerbahçe, ku po ashtu u la i lirë.
Pra, nga viti 2018 karriera e mesfushorit ofanziv kishte “rënie të lirë”.
“Problemi i tij është se ai ka probleme me të gjithë”, deklaroi futbollisti spanjoll për magazinën futbollistike britanike “FourFourTwo”.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/03/NAcho.jpg)
“Trajneri Emery dëshironte ta rindërtonte dhe ta bënte atë një lider. Por, kjo nuk funksionoi”, vazhdoi 36 vjeçari, i cili kishte luajtur me Ozilin në Arsenal në periudhën 2013-2019.
“Ozil ishte njëri prej lojtarëve më të mirë, gjithashtu njëri prej më të paguarve. Mirëpo, në Arsenal e panë që ai nuk ishte niveli të cilin po e prisnin”, përfundoi Monreal, përcjell “Gazeta Express”.
33 vjeçari ka mbetur pa klub dhe gjatë verës do ta kërkojë një angazhim.
Edhe pse kualitetin e ka ende në këmbët dhe kokën e tij, kjo nuk është e mjaftueshme kur shkakton probleme dhe kur bëhet problem për skuadrën.