Pavarësisht se nuk kanë emra të mëdhenj, si Kylian Mbappe, Randal Kolo Muani e Ousmane Demelebe, sërish skuadra e Nice është kthyer në një “surprizë”, të vërtetë në këtë edicion të Ligue, teksa pozicionohet deri më tani, në vendin e 2-të të renditjes, me vetëm 1 pikë më pak se Parisa Saint-Germain.
Nga pikëpamja mbrojtëse, skuadra e Nice-s është më e mirë në kampionat, teksa kanë pësuar vetëm 4 gola, në 13 përballjet e para, mirëpo, në sulm është tjetër temë, me frncezët, që kanë shënuar vetëm 14 herë, duke bërë që futbolldashësit ta quajnë skuadrën e teknikut Francesco Farioli, si të mërzitzhtme, mirëpo ky i fundit nuk është i të njejtit mendim.
“Lojë e mërzitshme? Ne duam të përmirësohemi çdo ditë. Përtej fjalëve që thonë për ne, unë i shoh tifozët që festojnë e kërcejnë në fund të lojës. Nëse loja jonë do të ishte e mërzitshme nuk do të ishim aty, nuk do të ishte një atmosferë e tillë në stadium. Për mua, të mos pësosh gola nuk do të thotë të jesh i mërzitshëm, por do të thotë të kesh zemër dhe dëshirë. Ajo që po bëjnë djemtë është e pabesueshme”,- u shpreh tekniku italian. /abcnews.al/