Asnjë personazh tjetër nuk e kombinon ngjyrën rozë më mirë se sa Kim Kardashian. Që nga viti i kaluar, ylli me famë botërore është kujdesur që të tregojë në mënyra të ndryshme se është nuanca e saj e preferuar. Roza është zyrtarisht ngjyra e sezonit të ri, dhe stilistët e kanë shfaqur përmes koleksioneve të tyre.
Instagrami i saj është kthyer në rozë me komplete nga koka te këmbët. Në një nga postimet e saj më të fundit, themeluesja e Skims, kombinoi një komplet lëkure ngjyrë rozë pastel me një xhaketë të madhe dhe syze tërësisht të zeza Matrix. Cila do të jetë pamja e ardhshme rozë e ikonës së stilit?