17.6 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Dzeko afër rikthimit në Serie A

- Advertisement -

Sulmuesi Edin Džeko është pranë nënshkrimit me Fiorentinën, raporton gazetari Nicolo Schira.

Sulmuesi 39-vjeçar aktualisht është lojtar i lirë pas ndarjes me klubin turk Fenerbahçe.

Džeko ka rënë dakord për një kontratë të tipit “1+1” me Fiorentinën, e cila do të rinovohet automatikisht nëse ai realizon një numër të caktuar paraqitjesh.

Marrëveshja pritet t’i sigurojë një pagë prej 2 milionë eurosh në vit plus bonuse.

Megjithatë, sipas Fabrizio Romano, paga vjetore e boshnjakut do të jetë mes 1.5 dhe 1.8 milionë euro.

Për rikujtim, Džeko shënoi 14 gola në 35 ndeshje të Superligës turke sezonin e kaluar, duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë i Fenerbahçes.

Džeko më herët në Serie A kishte luajtur për Romën e Interin.

Të ngjashme

Të fundit