Home Lajme Dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah, Policia del me njoftim për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah, Policia del me njoftim për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

0
Dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah, Policia del me njoftim për vdekjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Një 18-vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë së shtunës, pasi dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht, më 14 janar.

Vdekjen e 18-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se po në të njëjtën ditë (14 janar) kanë arrestuar dy të dyshuar dhe se rasti është ricilësuar si “Vrasje e Rëndë”.

“Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intensiv ka ndërruar jetë. Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë” përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën  “Drenica” në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë.

Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale  “Vrasje e Rëndë””, thuhet në njoftim.

Exit mobile version