8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dyshohet se përdorën kartela bankare pa autorizim, arrestohen dy persona në Prishtinë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë.

Të njëjtit dyshohet se kanë përdorur kartela bankare në mënyrë të paautorizuar, duke i keqpërdorur të dhënat e tyre.

PK-ja ka bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve dhe kanë konfiskuar shtëpiza të kompjuterit, katër telefona dhe një kartelë bankare.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njejtit kanë keqpërdorur  të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar . Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celular, dhe një kartelë bankare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit