Një i mitur ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në Prishtinë.
Viktima ka deklaruar se është sulmuar seksualisht para dy ditësh.
Lidhur me këtë rast, policia thotë se prokurori është informuar, derisa njësitet policore janë duke e hetuar.
Rasti është iniciuar “Sulm seksual”.
Njoftimi nga Policia e Kosovës:
Sulm seksual/ Prishtinë 26.06.2023-23:00. Me 27.06.2023 viktima mashkull kosovar – i mitur, ka raportuar se me datën e cekur është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.