-8.5 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Dyshohet se djali vrau nënën në Restelicë të Dragashit

- Advertisement -

Një vraje e rëndë ka ndodhur në Restelicë të Dragashit, aty ku dyshohet se djali vrau nënën e tij.

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se “Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se rasti ka ndodhur brenda familjes. I dyshuari, F.B., dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, T.B., duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë. Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për obduksion në IML”.

Nga të dhënat zyrtare të prokurorisë, rezulton se i dyshuari ka pasur çrregullime mendore, si dhe ka qenë më herët i përfshirë në tri (3) raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit. Një (1) rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy (2) raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese.

Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Të ngjashme

Të fundit