12.7 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Dyshja që nuk prisnim: Ariana Grande & Mariah Carey në një super bashkëpunim

- Advertisement -

Ariana Grande ka bërë “bashkëpunimin e saj të ëndrrave” me ikoniken Mariah Carey, e cila ka pranuar të bëjë një remiks për këngën “Yes, and?”. Në fakt, rezultati është super dhe jemi të bindur që do të të fiksojë bashkëpunimi.

Vetë Ariana është shumë entuziaste dhe publikoi në llogarinë e saj në Instagram, ku shkroi: “Nuk mund t’i besoj fjalët që po shkruaj…Remiksi ”Yes, And?” me mbretëreshën e vetme të zemrës sime dhe frymëzimi im i përjetshëm, @mariahcarey, do të publikohet këtë të premte!”.

Ariana vijoi: “Sinqerisht, nuk mjaftojnë fjalët! Faleminderit nga zemra për realizimin e kësaj ëndrre”, duke shtuar se Mariah i shtoi copëza brilante dhe magjike këngës. “Mezi pres ta dëgjoj!”, tha këngëtarja.

“Yes, And?” është pjesë e albumit të ri të Ariana-s, “Eternal Sunshine”, i cili do të publikohet në mars të këtij viti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit