![Dyshimi i Kusari-Lilës për Haki Abazin: Hidhërimin e ka me diçka tjetër Dyshimi i Kusari-Lilës për Haki Abazin: Hidhërimin e ka me diçka tjetër](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/Mimoza-Kusari-1024x584-1.jpg)
Kryetarja e grupit të VV-së në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka komentuar deklaratat e Haki Abazit të bëra në hollin e Kuvendit të Kosovës e ku hedh akuza ndaj saj.
Abazi, që është deputet i VV-së, është shkarkuar nga posti i kryetarit të komisionit për politikë të jashtme, ndërsa ai ka hedhur akuza ndaj Kusari Lilës që po ngulfat fjalën e lirë brenda VV-së së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
“Nuk kemi fuqi edhe po të duam unë dhe Saranda që të ngulfasim fjalën e lirë brenda VV-së”, tha ajo në emisionin Pressing në T7.
Abazi po ashtu i ishte referuar Kusari Lilës si “çadra e Gadafit” dhe ka thënë se ajo ka shkatërruar edhe grupe tjera parlamentare para VV-së. Por kjo mendon se hidhërimi i Abazit është me diçka personale.