11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Dyshimi i Baton Haxhiut: Kurti e Vuçiq kanë marrëveshje të fshehur për veriun

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë një “marrëveshje të fshehur për veriun”.

Haxhiu ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në katër komunat në veri e provuan këtë.

“Këto zgjedhje nuk mund të shihen ndryshe pasi që vërehët nga vioni se këtu dy ldierët e dinë se çfarë duan për atë rajon”, tha ai.

Haxhiu shton se në shtator do të mbahen zgjedhje të reja lokale në ato komuna dhe do të arrihet një marrëveshje politike për veriun.

“Dy nivele që fliten deri tani, është një i Chris Hillit i cili nuk dihet a është ambasador në Serbi apo për Serbinë. Është një amabsador që shumë brutalisht kërkon që ta ketë sukses Kosovën pasi më 98-ën e ka humbur në një mënyrë fuqinë  e tij që të arrijë atë që ka dashur. Hill thotë se nuk ka marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë por në mes të BE-së dhe Kosovës dhe BE-së e Serbisë.  Dhe mbi këto dy marrëveshje ndërtohet procesi që nuk e dëmton dhe nuk ka nevojë për nënshkrim. Prandaj zgjedhjet lokale të ardhshme do të mbahen pas arritjes së marrëveshjes për Asociacionin dhe zgjidhjes së veçantë për Veriun. Kështu e quaj pasi nuk e di si do të titullohet. Në shtator, respektivisht. Ajo që do të ndodhë shumë shpejt është se kryeministri i Kosovës do të vëjë një situatë të përkohshme për këto komuna. Kur i vënë këto është një afat për 3 muaj që të mbahen zgjedhjet e ardhshme. Shtatori është muaji kur do të mbahen”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit