7.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Dyshimet se ushtroi dhunë ndaj gruas, Akil Gjakova refuzon të deklarohet: S’po kom qef me folë…

- Advertisement -

Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Çifti thuhet se janë në një proces divorci.

Fillimisht ndarja ishte kërkuar nga vetë Akili. Por, me një kundër padi është përgjigjur gruaja e tij e cila në atë dokument pos tjerash ka deponuar fakte që pretendojnë se Akil Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se gruaja e Gjakovës ka deponuar fotografitë e dhunës në gjykatë që dyshohet se xhudisti ia shkaktoi asaj.
Sinjali ka kontaktuar me Akil Gjakovën për të marr një përgjigje nga ai në lidhje me rastin por që i njëjti nuk ka pranuar ta komentojë rastin.
“Jo, faleminderit. Nuk po kom qef me folë për këtë temë…”, u shpreh Gjakova për Sinjalin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit