0.7 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Dyshimet për manipulime të votave në Mitrovicë, deklarohen nga kompania sllovene

- Advertisement -

Mbrëmë është urdhëruar ndërprerja e përkohshme e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut në zgjedhjet e balotazhit të së dielës.

Deri tek ky vendim erdhi pas dyshimeve për manipulim me vota.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në vendimin e saj që e lëshoi në mesnatë tha se ai është marrë pas raportimeve për parregullsi në disa fletëvotime, ku janë vërejtur numra serikë të ndryshëm, njofton Klankosova.tv.

 

Për këtë çështje janë deklaruar sot përfaqësues të kompanisë sllovene “Cetis”, e cila kishte fituar tenderin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale.

Përfaqësuesi i saj, Damijan Demir, ka konfirmuar se janë në dijeni për problemin dhe janë në kontakt me KQZ-në për të sqaruar situatën.

“Jemi të njoftuar për problemin dhe jemi në kontakt me KQZ-në në Kosovë. Brenda 1 deri në 2 orë do të dalim me një njoftim zyrtar për këtë çështje”, ka deklaruar ai për Indeksonline.

Rreth kësaj çështjeje, edhe Klankosova.tv ka dërguar pyetje në adresë të kësaj kompanie dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Të ngjashme

Të fundit