23.1 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Dyshimet për manipulime në tregun energjetik, Bajrami: Prokuroria duhet të bëj hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të nisë hetime urgjente lidhur me dyshimet për shkelje të rënda në sektorin energjetik.

“Edhe Prokuroria Speciale duhet të bëj hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës, sepse dëmi është kolosal. Ne nuk i kemi borxh askujt, çdo kush ka drejtë të pasurohet por jo në kurriz të qytetarëve të vendit të cilët mezi me kredi e overdrafte e shtyjnë muajin.” – shkroi Bajrami.

Pak orë më parë, anëtarja e LDK-së, Janina Ymeri, bëri të ditur se ka dorëzuar një ankesë formale në Agjencinë e Bashkëpunimit të Rregullatorëve të Energjisë të Bashkimit Evropian (ACER) dhe në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, lidhur me dyshimet për shkelje të rënda të rregullores REMIT dhe Ligjit të Komunitetit të Energjisë.

Sipas Ymerit, ankesa adreson një sjellje të përsëritur gjatë vitit 2024 që, sipas saj, tregon për një strategji të qëllimshme dhe të koordinuar për të bllokuar kapacitetet ndërkufitare të energjisë në kufijtë e Kosovës.

“Kam dorëzuar ankesë formale pranë Agjencisë së Bashkëpunimit të Rregullatorëve të Energjisë të BE-së (ACER) dhe Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, lidhur me dyshimet për shkelje të rënda të rregullores REMIT dhe të Ligjit të Komunitetit të Energjisë. Ankesa përshkruan një sjellje të përsëritur gjatë vitit 2024 që sugjeron një strategji të koordinuar për bllokimin e kapaciteteve në kufijtë energjetikë të Kosovës, ku dyshohet për përfshirjen e EFT Group dhe NOA Energy Trade Sh.p.k., për manipulim tregu me qëllim të kontollit të importit edhe rritje ekstremte të çmimeve për aksesin ndërkufitar të energjisë.

Ankesa gjithashtu ngre shqetësime serioze për dështimet e mundshme rregullatore nga ana e KOSTT Sh.A. në mbikëqyrjen e qasjes në infrastrukturën e importit të Kosovës. Duke marrë parasysh pasojat ndërkufitare dhe dëmin financiar të shkaktuar tregut të Kosovës, bëjmë thirrje për një hetim të plotë dhe transparent nga autoritetet kompetente.”

Të ngjashme

Të fundit