-5.3 C
New York
Tuesday, February 3, 2026

Buy now

Dyshimet për manipulim me vota, Prokuroria nis hetimet edhe në Gjilan

- Advertisement -

Edhe në komunën e Gjilanit kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.

“Jemi në procesi të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit”, tha ai shkurt për Klan Kosova.

Ndryshe, deri më tani në Prizren, Mitrovicë e Malishevë ka pasur komisionerë të arrestuar e të ndaluar lidhur me dyshimet për ‘dallaveret’ me vota.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Pejë e Obiliq.

Të ngjashme

Të fundit