11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Dyshimet për keqpërdorim të parasë publike, Haxhiu: Shumë ka punë Prokuroria në këtë Qeveri hajnash

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se Prokuroria duhet të nis hetimet për vendimet e fundit të ministrisë së udhëhequr nga Hajrullah Çeku.

Deputeti Haxhiu ka përmendur edhe dyshimet për dallavere për të cilën Periskopi ka raportuar për restaurimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

“Duhet të ngritet Komision hetimor për vjedhjen në Projektin për restaurimin e Kompleksit Memorial ” Adem Jashari”, në Prekaz”, ka thënë Haxhiu.

Ndër të tjera, ai ka shkruar edhe për ndarjen e parave për OJQ-në që vetë e themeloi.

“Ministri Çeku, i ndanë OJQ-së që e themeloj vetë 257 000 €, rreth gjysmë milioni euro ia ndanë motrës së deputetit të LVV-së, Artan Abrashi”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Keqpërdorimet e ministrit Hajrulla Çeku janë milionëshe.

Duhet të ngritet Komision hetimor për vjedhjen në Projektin për restaurimin e Kompleksit Memorial ” Adem Jashari”, në Prekaz.

Pastaj për vjedhjen në Projektin për vendosjen e barit sintetik hibrid në Stadiumin ” Fadil Vokrri”.

Ministri Çeku, i ndanë OJQ-së që e themeloj vetë 257 000 €, rreth gjysmë milioni euro ia ndanë motrës së deputetit të LVV-së, Artan Abrashi.

Listës së keqpërdoruesve të parasë publike në qeverinë Kurti, i prinë ministri dallaverexhi Hajrullah Çeku.

Shumë ka punë Prokuroria në këtë Qeveri hajnash!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit