Krimet Ekonomike kanë arrestuar edhe një person tjetër, pas dy zyrtarëve të komunës së Suharekës, për shkak të dyshimeve për mashtrime në realizimin e një kontrate që kishte të bënte me ndërtimin e disa rrugëve në një fshat të Suharekës.
Personi me inicialet B.S dyshohet se në bashkëpunim me zyrtarët tashmë në paraburgim, ka lëshuar fatura kinse për realizimin e punimeve, teksa komuna në anën tjetër ka realizuar pagesat.
“I dyshuari në bashkëveprim me persona zyrtar të komunës së Suharekës dhe menaxherin e kontratës pas përpilimit të procesverbaleve dhe situacioneve fiktive si dhe raportit fiktiv për kryerën e punëve lidhur me ketë tender, kompania ka lëshuar faturat për realizim të punëve me çka edhe janë realizuar pagesat nga komuna e Suharekës, ku në realitet punët apo shtrimi i rrugëve sipas kontratës nuk është realizuar”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të prokurorisë të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.