2.3 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Dyshimet për abuzim me vota në Mitrovicë, burri i Albulena Haxhiut me akuza për ndërhyrje “arbitrare” në proces

- Advertisement -

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga VV’ja, Alban Krasniqi, ka reaguar lidhur me ndalimin e numërimit të votave në Mitrovicë, urdhër i cili u dha nga Prokuroria Themelore atje. Krasniqi në deklarimin e tij, fillimisht, ka shkruar se askush nuk mund t’i shkel votën e lirë dhe integritetin e zgjedhjeve, e as vullnetin qytetar.

Krasniqi, po ashtu, ka thënës se dje ka qenë dëshmitar, siç e ka quajtur ai, i një ‘’ndërmarrje të organizuar kriminale’’, nga një parti, e cila sipas tij është ndihmuar edhe nga të tjerat.

‘’E vërteta me fakte

Vullneti qytetar, vota e lirë dhe integriteti i zgjedhjeve nuk mund të shkelen dot nga askush

Mbrëmë isha dëshmitar i një ndërmarrje të organizuar kriminale nga një parti, e ndihmuar nga të tjerat, që orkestronte bashkë me antarët  e saj në KQZ, me hetues që pa asnjë autorizim ligjor nga prokurori bllokuan numërimin dhe futën duart në materiale zgjedhore, me ud kryeprokurorin Njazi Rexha (burri i asamblistes së PDK-së Nafije Rexha) i cili së bashku me një grup individësh të paidentifikuar kishte urdhëruar kundërligjshëm largimin e prokurorit kujdestar të rastit pa asnjë koordinim me Zyrën e Kryeprokurorit dhe koordinatoren nacionale për zgjedhje, duke tentuar ta mbajnë peng procesin e numërimit, ta shkelin vullnetin e lire qytetarë dhe ta cenojnë integritetin e zgjedhjeve’’, ka shkruar ai.

Krasniqi, ka thënë edhe se Rexha, e ka konfirmuar që e ka larguar nga rasti prokurorin e rastit ‘’sepse mbiemrin e ka të njëjtë’’ me Faton Pecin, kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës.

‘’Në komunikim të shkurtër me z. Njazi Rexha në prezencë të stafit të QKN-së, të sekretariatit të KQZ-së dhe të individëve që ishin me të e që refuzonin të prezantoheshin, ai konfirmoi që e kishte larguar nga rasti prokurorin e rastit sepse mbiemrin e ka të njëjtë me kryetarin tashmë të zgjedhur të Mitrovicës, pa shpjeguar se mbi çfarë baze ligjore ka vepruar dhe duke konfirmuar që veprimin e ka marrë krye në vete dhe gjithashtu, duke konfirmuar pas pyetjes sime nëse është burri i anëtares së Kuvendi Komunal të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, asamblistes Nafije Rexha. Të njëjtit ia bëra të qartë se kjo ndërhyrje arbitrare në proces përbën shkelje të legjislacionit nga ana e tij dhe që gjendet në konflikt interesi dhe që me veprimet e tij po dëmton integritetin e procesit zgjedhor. I njëjti gjatë tërë kohës ishte në komunikim  me anëtarin e KQZ-së nga PDK i cili ishte aty shumë kohë më pare por që mediat e luftës hibride nuk e bënë kurrë publik këtë fakt’’, ka thënë ai.

Krasniqi ka deklaruar edhe se, sipas tij, Rexha ka trajtuar rastin kundërligjshëm, sepse ai ishte njoftuar nga zyra e kryeprokurorit se do të lirohet nga ky rast.

‘’Z. Rexha për më tepër edhe pas njoftimit nga zyra e kryeprokurorit te shtetit qe do të lirohet nga rasti ka vazhduar të trajtoj kundërligjshëm rastin sa që në mesnate dërgon urdhër për ndërprerjen e procesit të numërimit, duke injoruar deklaratën dhe njoftimin sqarues të KQZ-së dhe të ekspertëve të këtij institucioni’’, ka shkruar ai.

Në fund, Krasniqi, ka sulmuar edhe mediat, duke thënë se një pjesë e mediave dhe analistëve ‘‘në kuadër të luftës hibride kontribuuan në mënyrë të koordinuar me akterët e lartcekur për të dezinformuar, për ta marrë peng dhe vrarë vullnetin e lirë qytetar, për të nxitur konflikt qytetar’’.

‘’Se kjo ishte një ndërmarrje kriminale flet fakti që një pjesë e mediave dhe analistëve që janë të njohur për dezinformim publik, në përpjekjen e tyre në kuadër të luftës hibride kontribuuan në mënyrë të koordinuar me akterët e lartcekur për të dezinformuar, për ta marrë peng dhe vrarë vullnetin e lirë qytetar, për të nxitur konflikt qytetar.

Është mese urgjente që institucionet kompetente të ndërmarrin veprimet e menjëhershme ndaj zyrtarëve të lartcekur institucional të përfshirë në veprimet e tilla antiligjore dhe me prapavijë të qartë politike që kontribuuan me vetëdije dhe planifikim në kryerjen e dyshuar të veprave penale që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, falsifikimin e rezultateve të votimit dhe cenimin e rendit kushtetues.

PS: Tashmë ka arritur konfirmimi dhe sqarimi edhe nga kompania që ka shtypur fletëvotimet dhe së shpejti do të bëhet publike’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit