5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dyshimet në përfshirje në aferën korruptive, ky është reagimi i Haxhi Dergutit

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Haxhi Dërguti, ka reaguar në lidhje me dyshimet për përfshirjen në aferën korruptive, e cila publikuar nga “Kallxo.com”.

Nëpërmjet një reagimi, Derguti ka thënë se gjendet për vizitë mjekësore jashtë vendit dhe sapo të kthehet në Kosovë do të paraqitet para organeve të drejtësisë për ta sqaruar këtë rast.

“Siç kam deklaruar edhe në disa prononcime për disa media, meqë gjendem jashtë vendit për një vizitë lidhur me disa kontrolla mjekësore të paracaktuara me herët, unë sapo të përfundojë kontrollat mjekësore, dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur do të kthehem në Kosovë, ku do të paraqitem vullnetarisht, menjëherë para organeve kompetente ligjzbatuese, me qëllim të sqarimit dhe ballafaqimit kundër të gjitha pretendimeve të ngritura ndaj meje dhe në emër timin, në përmbajtjen e këti emisioni, dhe me qëllim që e vërteta të zbardhet deri në fund”, është thënë në reagimin e Dergutit.

Reagimi i plotë i Dergutit:

Të nderuara media të shkruara dhe elektronike,

Ne këto dy ditët e fundit nga mediumi Kallxo.com, janë publikuar emisione me video inçizime e fotografi, në të cilat kam qenë i përfshirë edhe unë, e të cilat janë marrë në mënyrë të pa autorizuar!

Duke e kuptuar ndjeshmërinë e rastit dhe i vetëdijshëm për përcepcionin e krijuar në publik pas këtyre publikimeve, ndjej për obligim që të ofrojë gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim me të gjitha organet kompetente për të sqaruar çdo sekuencë lidhur me këto publikime, në mënyrë që të zbardhet e vërteta e kësaj çështje, e vërtetë kjo e cila është krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë është tentuar të paraqitet!

Siç kam deklaruar edhe në disa prononcime për disa media, meqë gjendem jashtë vendit për një vizitë lidhur me disa kontrolla mjekësore të paracaktuara me herët, unë sapo të përfundojë kontrollat mjekësore, dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur do të kthehem në Kosovë, ku do të paraqitem vullnetarisht, menjëherë para organeve kompetente ligjzbatuese, me qëllim të sqarimit dhe ballafaqimit kundër të gjitha pretendimeve të ngritura ndaj meje dhe në emër timin, në përmbajtjen e këti emisioni, dhe me qëllim që e vërteta të zbardhet deri në fund.

Me respekt,

Haxhi Derguti

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit