16.6 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Dyshime për varr masiv, Hoti tregon se lokacioni në afërsi të Novi Pazarit është përdorur si deponi mbeturinash

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit ka thënë se lokacioni në Kozhlje që ndodhet në afërsi të Novi Pazarit ku dyshohet për varr masiv është përdorur si deponi mbeturinash që nga viti 1999.

Ai në një njoftim në Facebook tha se ky lokacion është një ndër lokacionet që është diskutuar disa herë në takimet e Grupit Punues, krahas Batajnicës, Kozharevës dhe lokacioneve tjera për të cilat siç njoftoi ai është kërkuar vazhdimisht që të fillojnë hulumtimet/vlerësimet dhe pastaj punimet, transmeton Klankosova.tv.

“Ky lokacion ka nisur të vlerësohet që nga viti i kaluar, por më pas është shtyrë nga pala serbe. Vetëm pas presionit të vazhdueshëm, edhe ndërkombëtar, Serbia ka filluar procesin e vlerësimit. Duhet theksuar se kjo po ndodh pas një zjarri që për gati dy muaj ka kapluar atë zone”.

“Nga Kosova sot është deleguar një ekip i përbërë nga z. Kushtrim Gara, z. Ditor Haliti dhe z. Valon Hyseni. Aktualisht në terren janë të pranishëm edhe ICRC dhe EULEX, krahas palës serbe. Sot po kryhet vlerësimi dhe më pas do të shihet mundësia për fillimin e punimeve”.

“Fatkeqësisht, ky lokacion është përdorur si deponi mbeturinash që nga viti 1999. Për të arritur deri te zona e dyshuar, kërkohet largimi i tyre në një thellësi mbi 15 metra. Ajo që ka rëndësi të veçantë është që të mos lejohet Serbia ta kthejë Kozhljen në një proces të pafund, siç ndodhi me Kizhevakun dhe Rudnicën, duke zvarritur punimet me vite të tëra dhe duke mos dhënë koordinata të sakta”, tha Hoti, transmeton Klankosova.tv.

Njëherësh, ai I bëri thirrje Serbisë që të fillojnë punimet edhe ne lokacionet tjera për të cilat ka zotime, siç është Batajnica dhe 16 lokacionet tjera të përmendura në raportin e tyre.

Të ngjashme

Të fundit