7.9 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Dyshime për manipulim dhe ‘vjedhje’ votash në Vushtrri, të martën dorëzohet kallëzim penal ndaj LVV’së dhe LDK’së

- Advertisement -

Po bëhen një javë që kur qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet nacionale.

Përderisa po vazhdon numërimi i votave për kandidatët, subjektet politike janë ankuar se në disa qytete apo qendra të votimit ka pasur vjedhje të votave apo keqpërdorim të tyre .

Një rast i ngjashëm dyshohet se ka ndodhur edhe në qytetin e Vushtrisë ku dyshohet se dy subjekte politike Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë pasur një “marrëveshje” që emra të caktuar të kandidatëve të këtyre subjeketeve t’u shtohen votat ne fletëvotime në rastet ku nuk janë plotësuar lista nga 10 kandidatë nga komisionerë dhe vëzghues të LVV dhe LDK.

Sipas burimeve të Periskopit për këtë tashmë janë njoftuar edhe disa organet kompetente sic janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe PZAP.

“Të martën lidhur me dyshimet për keqpërdorim votash do të dorëzohet kallëzim penal në Prokurorinë e Mitrovicës me të gjitha dëshmitë dhe emrat e zyrtarëve të dyshuar se janë të inkriminuar në këtë proces ”, ka thënë një burim i Periskopit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit