4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Dyshime nëse implementimi i Fondit Sovran do të jetë i mundur

- Advertisement -

Draft-ligji për formimin e Fondit Sovran i është dorëzuar kryeministrit Albin Kurti. Përmes këtij dokumenti parashihet që asetet e ndërmarrjeve publike si dhe pasurit e rëndësishme publike të menaxhohen nga ky fond. Por, deputetët dhe profesionistët e ekonomisë kanë kritika rreth këtij projektligji

Premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Fondit Sovran është në rrugë për t’u jetësuar dy vjet pas mandatit të dytë të Qeverisë Kurti.

Në fillim të javës, i pari i ekzekutivit, Albin Kurti, pranoi edhe draft-ligjin për themelimin e këtij fondi.

Por çka pritet të ndodhë nëse Kuvendi i Kosovës jep dritën e gjelbër që ky fond të krijohet?

Në neni 15 të këtij projektligji janë të detajuara edhe qëllimet i tij.

Fondi ka këto që­llime: të me­na­xhojë pa­suri të rëndë­si­shme publike, duke rri­tur vlerën, per­for­man­cën dhe kthi­min në in­ves­time për­mes mirë­qe­ve­risjes, plani­fi­ki­mit të duhur afat­gjatë dhe mbi­k­ëqyrjes së efekt­shme.

E përveç kësaj, parashihet që ky Fond të jetë me­na­xhues i aseteve  të ndërmarrjeve publike, inves­titor financiar, si dhe të ketë mundësinë që të themelojë ndër­marrje të reja.

E pas formimit të këtij fondi, parashihet edhe shuarja e Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se kjo do të bëhet në pajtim më politikat e për krijimin e Fondit Sovran.

“AKP tashmë ka miratuar strategjinë për shuarjen graduale të institucionit, në pajtim me politikat qeverisëse për krijimin e Fondit Sovran. Pas përfundimit të konsultimeve dhe adresimit të komenteve, fillimisht do të votohet projektligji në Qeveri, për tu përcjellë  pastaj në Kuvend”, ka thënë ai për Tëvë1.

Por sipas profesorit të ekonomisë, Bashkim Mustafa, në këtë fond nuk ka asgjë të re. Ai ka dilema nëse  do të jetë i mundur implementimi i këtij Fondi.

Kritika për këtë Fond ka edhe kryetar i Komisionit për ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala.

Sipas projektligjit, kapitali themeltar i Fondit është njëzet milionë ero, i cili mund  të rritet me statutin e Fondit.

Projektligji për Fondin Sovran tashmë është në platformën e konsultimeve dhe është i qasshëm për lexim dhe komentim te palëve të interesuara. /Teve1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit