24.7 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Dyshet false, zyrtarja e një banke dorëzon në polici mbi mbi 600 euro

- Advertisement -

Policia e Kosovës njofton se një zyrtare e një banke komerciale në Pejë ka raportuar se pas kontrollimit të gjitha degëve i kanë klasifikuar 657 bankënota nga dy euro me gjithsej 1 mijë e 314 euro.

Siç njofton policia, bankënotat dyshohet se janë pranuar më herët dhe janë të falsifikuara.

Monedhat e dyshuara janë sekuestruar nga njësia e krim teknikes dhe rasti është duke u hetuar.

“Pejë /NN. Ankuesja femër kosovare, zyrtare në një bankë ka njoftuar se pas kontrollimit të gjitha degëve i kanë klasifikuar 657 bankënota nga dy (2) € gjithsej 1314 €, që dyshohet se janë pranuar më herët dhe janë të falsifikuara. Bankënotat e dyshuara janë sekuestruar nga njësia e krim teknikes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme

Të fundit