Kohët e fundit ka pasur raportime për një dyluftim mes 2 “titanëve të teknologjisë”, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.
Por para disa javësh ky dyluftim u vë në pikëpyetje, pasi kishte thashetheme se kjo nuk do ndodhte.
Mirëpo, duket se vet Musk i ka hedhur poshtë këto thashetheme me një postim në profilin e tij në 𝕏, ku shkroi se ky dyluftim do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën të cilën ai e kishte blerë tetorin e kaluar, përcjell Telegrafi.
Madje ai tha se të gjitha të ardhurat do dhurohen në organizatat e bamirësisë për veteranët.
Në një postim paraprak ai kishte thënë se është duke ushtruar me pesha dhe se po përgatitej për dyluftimin.
“Jam duke ngritur pesha gjatë gjithë ditës, në përgatitje për dyluftimin. Nuk kam kohë për të ushtruar, kështu që unë thjesht i marr me vete në punë”, ishte postimi i Elon.
Vlen të ceket se vendi dhe koha e dyluftimit mes dy “titanëve” nuk janë konfirmuar ende.