Portugalia ka fituar thellë kundër Bosnje dhe Hercegovinës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Veterani Cristiano Ronaldo i realizoi dy golat e parë, të parin nga penaltia në minutën e pestë, dhe të dytin në minutën e 20-të.
Bruno Fernandes, Joao Cancelo dhe Joao Felix i realizuan tre të tjerët në minutat 25’, 32’ dhe 41’.
Portugalia me këtë fitore i radhit tetë sosh nga tetë takimet e para, dhe numëron 24 pikë në krye të grupit J.
Në anën tjetër, Bosnja dhe Hercegovina është e parafundit me nëntë pikë.