6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Dyfishohet luksi i Vjosa Osmanit, 315.000.00 euro për dreka, darka, akomodime e mëditje

- Advertisement -

Hiç më pak se 315,606.00 euro i kanë kushtuar buxhetit të shtetit udhëtimet zyrtare, mëditjet, akomodimi, drekat e darkat e presidentes Vjosa Osmani.

Shifrat e shpenzimit të buxhetit të shtetit krahasuar me vitin 2021 kur Presidentja dhe gjithë stafi i saj mburreshin në rrjete sociale për ulje të shpenzimeve krahasuar me paraardhësin e saj, ish presidentin, Hashim Thaçi, në 2022 dhe 2023 kanë shënuar rritje marramendëse.

Mbi 118 mijë euro më shumë ka shpenzuar Vjosa Osmani së bashku me kabinetin e saj në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, vit ky i cili shënoi ulje të madhe të shpenzimeve, për të cilën nuk hezituan të mburreshin publikisht.

Derisa shpenzimet e vitit 2021 në udhëtime zyrtare, bileta, akomodime, dreka e darka ishin 69, 914 euro kjo sipas publikimit që kishin bërë vetë stafi i presidentes, në vitin 2022 sipas të dhënave që ka siguruar Gazeta Infokus këto shpenzime u rritën në 187 mijë e 950 euro.

Pavarësisht rritjes së luksit presidentja Osmani edhe për këtë periudhë kohore mund të mburret se ka shpenzuar më pak krahasuar me shpenzimet e ish presidentit Thaçi por jo edhe me uljen e shpenzimeve qe i kishte proklamuar në vitin e parë të marrjes së mandatit.

Kështu pasqyrohet shpenzimi i Presidencës së Kosovës në dokumentet që ka siguruar Gazeta Infokus, në rrugë zyrtare, duke shfrytëzuar të drejtën ligjore për qasje në dokumente publike për periudhën 2022 dhe deri në gusht të vitit 2023.

Kjo shifër është nxjerrë duke përfshirë edhe mëditjet e vitit 2022 për Vjosa Osmanin dhe katër zyrtarëve të tjerë sipas deklarimit në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit duke qenë se zyra e presidencës nuk e ka përfshirë atë në tabelën e shpenzimeve të vitit 2022, të cilën i ka dërguar Gazetës Infokus.

 

Luksi e sefaja e Presidentes dhe stafit të saj në udhëtimet zyrtare

Shpenzimet kapin kulmin në biletat e avionit, me një total prej 136 mijë e 962 euro, duke pasuar nga akomodimet dhe karburantet për shtatë vetura zyrtare.

Akomodimet kapin shifrën 93 mijë e 524 euro për Presidenten Osmanin dhe kabinetin.

Pra çuditërisht Osmanit dhe kabinetit të saj në udhëtime zyrtare më shtrenjtë i kanë kushtuar biletat e udhëtimit sesa akomodimi në hotele, pavarësisht kohës së qëndrimit.

Ndërsa me 7 vetura zyrtare e para e shtetit së bashku me kabinetin e saj kanë shpenzuar mbi 29 mijë euro për karburante.

Siç e theksuam edhe më lartë një shifër goxha e madhe ka qenë edhe për mëditjet për të cilat nga Presidenca Gazetës Infokus i kanë dërguar vetëm të dhënat e vitit 2023 deri në muajin gusht pra për një periudhë  8 mujore ndërsa ato të vitit 2022 janë marrë nga APK-ja.

 

Kesh mëditje – 40,246 euro

Presidentja dhe stafi i saj vetëm mëditje për periudhën janar 2022 deri në gusht 2023 kanë marrë hiq më pak se 40 mijë e 246 euro.

Në vitin 2022 sipas deklarimit në Agjencia Për Parandalim e Korrupsionit, Vjosa Osmani dhe katër pjesëtarë të tjerë të stafit kanë marrë në kesh 15 mijë e 675 euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

Ndërsa për tetë muaj, nga janari deri në gusht të këtij viti kanë marrë hiq më pak se 24,571.15 euro.

 

Shpenzimet e Vjosa Osmanit, çmimet marramendëse të drekave zyrtare

Në një kohë krize kur qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike është befasuese të shohim se si shuma të mëdha janë shpenzuar vetëm për një drekë.

Për shembull, një drekë e vetme e Vjosa Osmanit me homologun e saj nga Mali i Zi ka kushtuar buxhetit të shtetit një shumë të konsiderueshme prej 1 mijë e 727 euro.

Më tej, një festë e ndërrimit të vitit për policinë ka arritur në 2 mijë euro, duke lënë të kuptohet kështu se këto janë jo vetëm shpenzime, por manifestime të një mentaliteti që duket se ka harruar kufijtë e përmbajtjes dhe modestisë.

Gjithsej në 44 udhëtime zyrtare, presidentja ka shpenzuar një total prej 40 mijë e 820 euro për bileta avioni, dhe shtuar mbi këtë edhe 21 mijë e 45 euro për akomodim.

Ndërsa vetëm mëditje në këtë periudhë të lartcekur Osmani ka marrë 9,806.00 euro.

 

Zëvendës shefja e stafit me rekord mëditje, ia kalon edhe Vjosa Osmanit

Ani pse pati më pak udhëtime zyrtare se sa Presidentja, Vjosa Osmani, shefja e stafit të Presidencës, Learta Hollaj, ka thyer rekord me mëditje të udhëtimeve zyrtare në 2023-en.

Për 8 mujorin e këtij viti Hollaj ka marrë  4,077.14 euro për mëditje në udhëtime zyrtare duke u renditur kështu e para në tabelën për mëditjet.

Një shumë goxha të madhe ajo ka shpenzuar edhe në bileta dhe akomodime.

Mbi 16 mijë euro shtetit i kanë kushtuar vetëm biletat e saj të avionit dhe mbi 12 mijë euro akomodimet në udhëtimet zyrtare.

 

Ndryshimi drastik i çmimit të biletave të shefes së stafit të Vjosa Osmanit

Shefja e stafit të Vjosa Osmanit, Egnesa Vitia, ka shpenzuar 10 mijë e 881 euro në vitin 2022 dhe deri në gusht të 2023-es.  

Më së shumti buxhetit të shtetit i kanë kushtuar biletat e udhëtimit të saj që arrijnë në 5,697 euro.

Ajo çfarë është e çuditshme në këtë pjesë është se shefja e stafit ka kryer numrin e njëjtë të udhëtimeve si në vitin 2022 ashtu edhe në vitin 2023 ndërsa paratë për bileta kanë dallime drastike.

Çmimi i biletave për vitin 2022 për 5 udhëtime zyrtare është mbi 5 mijë euro ndërsa për numrin e njëjtë të udhëtimeve në vitin 2023 është mbi 500 euro.

 

Blerim Vela i dyti me mëditje pas Vjosa Osmanit

33,286 mijë euro i ka shpenzuar në udhëtime zyrtare, këshilltari i Presidentes, Blerim Vela.

Pas presidentes Vela, i prin listës për mëditjet që mori e që kapin shifrën 5 mijë e 771 euro për periudhën 2022 deri në gusht 2023.

Mbi 15 mijë euro ai ka shpenzuar vetëm në bileta të avionit e mbi 12 mijë të tjera në akomodime.

Debati rreth shpenzimeve të shtetit dhe abuzimit me to nuk është i ri, është një çështje e vazhdueshme që ka shkaktuar polemika dhe kritika të ashpra ndaj të gjitha qeverisjeve të kaluara. Shpenzimeve për luks nuk i ka rezistuar asnjë udhëheqës i institucioneve pa e shfrytëzuar në maksimum luksin qe i mundëson pozita.

Tradita e njëjtë po vazhdohet edhe me pushtetarët  aktual, pavarësisht se kasta e re politike kishte kritika të ashpra për abuzimet e tilla në të kaluarën.

Presidentja Vjosa Osmani ka qenë nga zërat më kritik ndaj keqpërdorimit të fondeve publike dhe shpenzimeve të pakontrolluara e abuzimit me paranë e shtetit edhe pse ka qenë pjesë e institucioneve nga viti 2008.

Madje edhe sa ishte kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mburrej se si stafi i saj nuk kishin shpenzuar fare para në udhëtime zyrtare e mëditje. Derisa vit pas viti shpenzimet e Vjosa Osmanit dhe kabinetit të saj po rriten në formë drastike

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit