5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dybala tregon pse refuzoi numrin 10, nuk përjashton mundësinë që një ditë ta marrë atë

- Advertisement -

Paulo Dybala ka dhënë disa komente lidhur me aventurën e tij të re te Roma.

Roma befasoi të gjithë me arritjen e marrëveshjes me argjentinasin Paulo Dybala, të cilin e mori si lojtar të lirë.

Dybala pati mundësinë të merrte fanellën me numrin 10, numër që mbetet i papërdorur që nga pensionimi i Francesco Totti, por ai refuzoi një mundësi të tillë.

“Drejtori propozoi të merrja numrin 10, që është shumë i rëndësishëm për çfarë ka bërë Totti. Ajo fanellë duhet të jetë akoma e tija. Unë i falënderova, sepse për atë fanellë duhet respekt dhe përgjegjësi”, ka thënë Dybala.

“Ndoshta një ditë do ta veshi, por sot jam i lumtur me 21. Është numër që jam i lidhur me të dhe me të cilin fillova të fitoja”, shtoi argjentinasi.

Dybala është përforcimi më i madh i Romës në vitet e fundit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit