23.1 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Dybala nuk mjafton, Roma dhe Lecce ndajnë pikët

- Advertisement -

Roma rinis nga Lecce për të vazhduar vargun e rezultateve pozitive në vitin 2023 dhe për të vazhduar të ruajë vendin e tretë në renditjen e Serie A.

Skuadra e Mourinhos u përball me debutuesit e Marco Baronit me synimin për të shmangur gabimet. Pas më shumë se 90 minutave lojë, kryeqytetasit kanë dalë me një pikë nga kjo transfertë.

Fillimisht kanë kaluar në avantazh vendësit, qysh në minutën e 7-të. Në fakt, ka qenë vetë Roma, ajo që ka ndëshkuar veten me autogolin e Ibanez. Një ndëshkim i shpejtë i verdhekuqve, të cilët janë munduar të reagojnë shpejt dhe të barazojnë, për ta kthyer ndeshjen në “pikën zero”.

Nuk ka vonuar shumë dhe barazpesha është vendosur në minutën e 17-të nga pika e bardhë. Penalltinë e ka kthyer në gol Dybala.

Pjesa e dytë ka qenë mjaft e luftuar dhe hera-herës e tensionuar, ndaj nuk kanë munguar disa kartonë të verdhë. pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat, rezultati 1-1 ka mbetur në fuqi. Lecce dhe Roma kanë ndarë kësisoji nga një pikë. Verdhekuqtë e Mourinhos pozicionohen në vendin e tretë për momentin, me 41 pikë, pas Napolit dhe Interit (kanë nga një ndeshje më pak).

Të ngjashme

Të fundit