19.9 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Dybala nuk largohet nga Roma

- Advertisement -

Sulmuesi Paulo Dybala do të jetë pjesë e skuadrës së Romës edhe për sezonin 2025/26.

Argjentinasi ka vendosur ta respektojë kontratën që i skadon vitin e ardhshëm, duke i qëndruar besnik ekipit italian përkundër ofertave nga skuadrat tjera.

Së fundmi, është folur për një interesim të Boca Juniorsit për Dybalan, por 31-vjeçari ka mohuar gjithçka.

Ai ka insistuar se nuk do të largohet nga Roma pasi ka kontratë valide me ekipin nga Serie A dhe është i fokusuar për ta ndihmuar skuadrën që të arrijë objektivat.

Dybala është pjesë e Romës prej vitit 2022 kur iu bashkua si lojtar i lirë, ndërsa në Itali ka luajtur edhe për Juventusin e Palermon.

Të ngjashme

Të fundit