Home Sport Dybala në Barcelonë?

Dybala në Barcelonë?

0
Dybala në Barcelonë?

La Liga, një nga ligat më atraktive në Evropë, mund të jetë destinacioni i ardhshëm për sulmuesin e AS Roma, Paulo Dybalan.

Sipas ‘Calciomercatoweb’, katalonasit kanë hyrë në garë për transferimin e argjentinasit.

Kampioni i Botës me Argjentinën është duke shfaqur formë të lartë nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Performanca e shkëlqyer e Dybalas, ka ndezur interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane përfshirë Manchester Unitedin dhe Barcelonën.

29-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 10.6 milionë funte në kontratën e tij dhe Barcelona është duke kërkuar një partner për Robert Lewandwoskin.

Dybala siç raportohet, është objektiv i ‘Blaugranave’.

Exit mobile version