0.1 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Dybala mund të largohet nga Roma

- Advertisement -

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata.

Klubi italian nuk po i ofron Dybalas kontratë të re. Futbollisti më i paguar te Roma, ka pasur probleme me lëndime këtë edicion.

Për më tepër, nën drejtimin e trajnerit Gian Piero Gasperinit, ai kryesisht ka pasur rolin e zëvendësuesit. Siç bëjnë të ditur mediumet në Itali, Dybala duhet të kërkoj klub të ri në verë.

Largimi i tij në janar nuk është planifikuar.

Ai iu bashkua Romës në verën e vitit 2022, ndërsa në fillim të këtij viti e vazhdoi kontratën për një edicion.

Të ngjashme

Të fundit