Media të shumta në Itali po raportojnë se Paulo Dybala ka pranuar një ofertë të madhe prej 75 milionë eurosh për një kontratë trevjeçare me klubin nga Arabia Saudite, Al-Qadsiah, por Roma ende nuk ka marrë ofertë zyrtare për shërbimet e tij nga ky klub.
Sipas Sky Sport Italia , Calciomercato dhe të tjera, Dybala ka rënë dakord për kushtet personale me një marrëveshjeje trevjeçare me vlerë 75 milionë euro për tre vjet, e cila kuptohet se përbëhet nga mbi 20 milionë euro paga në sezon, plus bonuse të majme.
Agjenti i lojtarit, Jorge Antun, pritet të takohet me përfaqësuesit e Romës në orët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm.
Ndërkohë, Al-Qadsiah pritet të paraqesë një ofertë prej 3 milionë euro për Romën. Me bonuse tarifa mund të rritet në 5 milionë euro, por Roma pritet ta refuzojë këtë ofertë dhe të negociojë për një tarifë më të lartë.
Pritet janë një shumë pak më e ulët sesa klauzola e lirimit prej 12 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila ishte e vlefshme në fillim të verës.
Sky shton se nëse Roma vendos të pranojë ofertën e Al-Qadsiash, atëherë marrëveshja mund të mbyllet shpejt.
Dybala ishte stërvitur si zakonisht me shokët e tij të skuadrës në Romë të mërkurën, teksa përgatiten të përballen me Empolin në Serie A në fundjavë.