-7.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Dybala bën histori pa trofe

- Advertisement -

Futbollisti i skuadrës së Romës sakrifikoi shumë për të qenë në finalen e Ligës së Evropës kundër Sevillas.

Bile ai ishte edhe inspiruesi i gjallorosëve në këtë sfidë duke e shënuar golin e parë në takim.

Ai kështu u bë argjentinasi i parë pas 13 vjetësh që shënon në një finale të garave të UEFA-së.

I fundit e kishte bërë këtë Lionel Messi me Barcelonën në sezonin 2010/2011.

La Joya po ashtu është argjentinasi i parë që shënon në një finale të Ligës së Evropës pas 24 vjetësh.

Kjo kishte ndodhur për herë të fundit në garën e UEFA Cup kur kishte shënuar Hernan Crespo në vitin 1999 me Parmën.

Po ashtu Dybala bëhet vetëm futbollisti i dytë i huaj i Romës që shënon në një finale të madhe evropiane.

62 vjet më parë i fundit e kishte bërë këtë Pedro Manfredini duke i shënuar skuadrës së Birmingham Cityt në kuadër të Fairs Cup. /Klankosova/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit