-3.9 C
New York
Thursday, January 1, 2026

Buy now

Dy yjet e Barcelonës janë të lirë që në janar të fillojnë bisedimet me klubet tjera

- Advertisement -

Robert Lewandowski dhe Andreas Christensen do të jenë të lirë të zhvillojnë bisedime me klube të tjera duke filluar nga e enjtja, 1 janar 2026.

Dyshja janë aktualisht lojtarët e vetëm te Barcelona kontratat e të cilëve skadojnë në verën e vitit 2026.

Sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s, çdo futbollist që hyn në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij ka të drejtë të negociojë lirshëm me klube të tjera, pa pasur nevojë për miratimin e klubit aktual.

Në rastin e Robert Lewandowskit, raportohet se Barcelona ende nuk ka hapur bisedime konkrete për rinovimin e kontratës. Sulmuesi polak mbetet një nga figurat kryesore të skuadrës katalanase, por e ardhmja e tij afatgjatë në “Camp Nou” është ende e paqartë.

Situata e Andreas Christensen paraqitet disi ndryshe. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit e Barcelonës e kanë inkurajuar mbrojtësin danez me një ofertë për kontratë të re, edhe pse ai ka pësuar së fundmi një dëmtim serioz

Ky veprim shihet si shenjë besimi ndaj lojtarit dhe vlerësimit të rolit të tij në projektin e klubit.

Megjithatë, duke qenë të lirë të bisedojnë me klube të tjera nga janari, si Lewandowski ashtu edhe Christensen mund të shqyrtojnë alternativa të reja për të ardhmen e tyre.

Të ngjashme

Të fundit