Në Gjykatën Speciale, në Hagë, kanë përfunduar dëshmimin të gjithë dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte.
Disa viktima, figura politike, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë dëshmuan gjatë dy vjetëve që kur nisi procesi gjyqësor, transmeton Rel.