-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Dy vëllezërit nga Siria rrëfejnë për jetën e tyre në Kosovë (Video)

- Advertisement -

Kanë bërë qindra kilometra nga Siria për një jetë më të mirë.

Por as në Kosovë nuk patën mundësi të gjejnë rehatinë e kërkuar.

Kur vjen nata, i vetmi vend që kanë për tu strehuar është mbikalimi i njohur si tek rrethi në Prishtinë.

Njëri në njërin cep e tjetri në cepin tjetër, dy vëllezërit sirian në këtë hapësirë e bëjnë gjumin tash e disa muaj.

Ndonëse i destinuar për kalimin e rrugës, mbikalimi është shndërruar në vendstrehim për këta azilant.

“Unë qëndrojë këtu sepse nuk kam ku të shkojë, këtu është ftohtë ndonjëherë mirëpo jo shumë. Policia na kanë larguar shpeshherë nga këtu, edhe ne dëshirojmë të largohemi por kur nuk ke para nuk mundesh të largohesh dhe të udhëtosh. Në këtë hapësirë flejë unë së bashku më vëllain tim, por unë njohë edhe persona të tjerë të cilët qëndrojnë në qendër të qytetit. I kam dokumentet që mund të qëndroj edhe tre muaj në Kosovë dhe pas kësaj mu më duhet që ta lë vendin por unë nuk e di ku do të shkojë më pas”, thotë azilanti nga Siria, Halit Midzan.

Siriani thotë se nuk dëshiron të jetojë në qendrat e azilantëvë, për këtë ai tregon arsyet.

“Unë nuk shkojë atje pse ka gjithmonë informacione e rregulla të reja, kur je në kampe të azileve aty je i mbyllur njëjtë sikurse në burg, kështu më mirë unë qëndrojë jashtë. Kosova është një vend shumë i mirë, njerëzit janë të mirë, por unë nuk e di nga viti 2022 kanë ndryshuar shumë rregulla, unë dua të kthehem në vendin tim por nuk kam para”, shtoi ai.

E nga këtu, ata synojnë të shkojnë në vendet tjera evropiane.

“Unë kam shkuar në kamp por atje në kampe por nuk na kanë ndihmuar neve asgjë, unë kam shkuar në të gjithë qytetin por kërkush nuk ka afruar ndihmë .Këtu është vështire të jetosh është shumë ftohtë. Por unë do të shkojë në Gjermani apo në Zvicër dhe jam duke pritur që të largohem”, bëri të ditur azilanti tjetër nga Siria, Azobi Asllan.

Por strehimi i tyre në këto hapësira publike, sipas njohësve të sigurisë paraqet rrezik për sigurinë e shtetit.

“Ato grupe paraqesin rrezik në rëndin e parë për shkak se janë predispozume të merren më krime duke filluar edhe për mbijetesën e tyre personale. Mirëpo kur flasim për azilantet të ndryshëm që vijnë nga vendet që ka lufta, atëherë kjo është një rrezik shtesë, sepse ata nuk janë nën llupën e ligjit dhe në mesin e tyne inflertohen edhe grupe që janë të predispozume për akte të terroriste”, theksoi njohësi i sigurisë, Hysen Gecaj.

Nga drejtoria për shërbime publike thonë se janë në dijeni se ky vendkalim është duke u keqpërdorur nga personat e ndryshëm. Madje këtu kishte ndërhyre disa herë edhe Policia e Kosovës.

“Po është duke u keqpërdorur, ne kemi marrë informacione, ka dal Drejtoria e Inspeksionit pas informimit që ne e kemi bërë dhe kërkesave që kemi dërgua, realisht kemi dërguar kërkesë edhe në Policin e Kosovës, ku edhe Policia edhe Drejtoria e Inspeksionit kanë bërë intervenime disa herë por pa zgjidhje”, deklaroi Ilirik Musliu, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

Por deri në mars, drejtori thotë se kanë në planë të bëjë disa ndryshime.

“Ne kemi plan më vendos për shembull një liftë, apo më vendos shkallëve lëvizëse apo edhe një pjesë e saj edhe mu komercializu por funksioni i mbikalimit mos më hup”, shtoi ai.

Që ky mbikalim është i pashfrytezushem e thonë edhe qytetarët.

“Unë personalisht nuk e përdori kurrë këtë mbikalim, unë banojë këtu afër por njerëzit kalojnë tek zebrat ose tek rreth, kjo është një ide e gabuar këtu është vend atraktiv ish kanë më mirë me qenë një nënkalim”, thotë qytetari, Atdhe Gajtani.

“Mbikalimi nuk shfrytëzohet hiq, I kam pa nxënësit e shkollës e kalojnë rrugën trup, e zgjidhja më mirë kish qenë ndonjë nënkalim”, theksoi qytetari tjetër, Ardjan Feka.

E gjendja e këtij mbikalimi nuk është aspak e mirë, përveç aromës kundërmues dyshemeja e xhamat janë thyer.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit