Dy viktima femra në Drenas kanë raportuar në Polici se teksa derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë, teksa i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht.
Sipas Policisë, të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:00, njoftoi Policia e Kosovës.
“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së, dërguar mediave.