Dy shtetas të Turqisë janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi kanë prezantuar viza që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:30.
Sipas raportit policor, dy të dyshuarit prezantuan vizat e falsifikuara gjatë kontrollimit të dokumenteve.
Dokumentet në fjalë janë konfiskuar si dëshmi, nga njësitet relevante.
Të dy, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.






