Dy tërmete me magnitudë relativisht të ulët janë regjistruar këtë të diel në Shqipëri.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti i parë ishte me magnitudë 3,2 i shkallës rihter, me epiqendër 9 kilometra në verilindje të Shijakut, në orën 17:25 minuta.
Vetëm 3 minuta më pas është regjistruar edhe një lëkundje tjetër më e lehtë, 2,7 i shkallës rihter, me epiqendër të njëjtë me tërmetin e parë.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/05/h1-2-548x720-1.jpg)