Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, është deklaruar për Gazetën Express në lidhje me rastin e dy të vdekurve në vilën në Pejë.
Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet polciore.
“Prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Express se bëhet fjalë për një burrë dhe për një grua.
“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi






