15.9 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Dy të plagosurit në gjendje të rëndë shëndetësore, i dyshuari në duart e Policisë

- Advertisement -

Dy personat që u plagosen pasditen e sotme me armë zjarri janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Tashmë i dyshuari i rastit është arrestuar, ku sipas Nikçit, kanë filluar veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, konkretisht afër gjykatës.

“Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër gjykatës. Nga të shtënat e armës së zjarrit janë lënduar rëndë dy persona, të cilët sipas informatave janë në gjendje të rëndë. Policia e Kosovës ka qenë efikase, ku menjëherë në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar. Po ashtu, prokurori i Krimeve të Rënda dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale në Pejë, si dhe të gjitha njësitë relevante, janë përfshirë në rast. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes nga njësitë relevante. Dyshimet janë se me dy armë zjarri janë qëlluar viktimat nga personi i dyshuar”, tha ai për Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit