Dy persona të mitur, meshkuj kosovarë, kanë raportuar në Policinë e Kosovës se dje rreth orës 16:00 janë sulmuar fizikisht nga disa persona.
Sipas viktimave, të dyshuarit kanë qenë të nacionalitetit serbë.
“Lidhur me rastin është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur, kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë sulmuar nga disa qytetar të nacionalitetit serb”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Njësitë policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.