17.8 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

Dy të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, Policia jep detaje

- Advertisement -

Në aksidentin mes tri automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Koreticë, mbetën të lënduar dy persona.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Sipas patrullës policore në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë ndihmë mjekësore”, ka thënë Bajrami.

Të ngjashme

Të fundit