Dy persona janë arrestuar pas vdekjes së 35-vjeçarit në Suharekë, i cili dyshohet se është goditur në kokë nga vinçi.
Policia bën të ditur përmes raportit se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Raportohet se në emergjencën e Suharekës është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima në vendin e punës në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime trupore. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit , dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë policia.
Rasti për të cilin Klankosova.tv ka raportuar të hënën ka ndodhur në një kompani në fshatin Mushtisht të komunës së lartpërmendur.