10.1 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

Dy sulme ndaj policëve në Pejë brenda ditës, arrestohen të dyshuarit

- Advertisement -

Dy raste të sulmit ndaj personave zyrtarë janë regjistruar të mërkurën në Pejë, brenda një intervali prej më pak se 30 minutash.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 09:09 në rrugën “Iljaz Pashë Dibra”, ku një person i dyshuar ka sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas raportit 24-orësh, gjatë arrestimit ai ka rezistuar, ndërsa njëri nga zyrtarët është detyruar të përdorë sprej.

Si i dyshuari, ashtu edhe një polic kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Vetëm pak minuta më vonë, në rrugën “Nëna Terezë”, janë arrestuar tre persona të tjerë, të cilët sipas raportit zyrtar, kanë ofenduar, kanosur dhe sulmuar fizikisht policët.

Edhe në këtë rast, një zyrtar policor ka kërkuar trajtim mjekësor. Njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka konfirmuar se të dy rastet janë duke u hetuar nën dyshimin për “sulm ndaj personit zyrtar”.

Të ngjashme

Të fundit