Home Lajme Botë Dy shpërthime të mëdha dhe kaos pranë varrit të gjeneralit Soleimani: Të paktën 50 të vdekur në Iran

Dy shpërthime të mëdha dhe kaos pranë varrit të gjeneralit Soleimani: Të paktën 50 të vdekur në Iran

0
Dy shpërthime të mëdha dhe kaos pranë varrit të gjeneralit Soleimani: Të paktën 50 të vdekur në Iran

Dy shpërthime vranë të paktën 50 njerëz dhe plagosën dhjetëra të tjerë pranë një varreze në Iran, ku u mbajt një ceremoni për të përkujtuar vdekjen e komandantit suprem të vendit Qasem Soleimani, i vrarë në vitin 2020 në një sulm me dron amerikan.

Televizioni shtetëror iranian raportoi sot se një shpërthim i parë dhe më pas një shpërthim i dytë ndodhën gjatë një ceremonie në qytetin juglindor të Kermanit, duke thënë se të paktën 50 njerëz u vranë.

“Një shpërthim i madh ndodhi pranë xhamisë Saheb al-Zaman, ku ndodhet varri i Sulejmanit në Kerman”, njoftoi televizioni shtetëror, duke shtuar se një shpërthim i dytë ndodhi pak minuta më vonë, sipas Agence France Presse.

Agjencia iraniane Nournews raportoi se “disa bombola gazi shpërthyen në rrugën që të çon në varreza dhe se autoritetet po monitorojnë situatën”.

SNN raporton se ambulancat janë duke shkuar drejt varrezave ku qindra iranianë janë mbledhur për të përkujtuar vdekjen e Soleimanit.

Disa agjenci iraniane të lajmeve raportuan se të paktën 50 persona u plagosën.

Suleimani, ish komandanti i forcave elitare të Iranit Quds, ishte udhëheqës i operacioneve ushtarake të Iranit në Lindjen e Mesme dhe u vra nga SHBA në janar të vitit 2020 në Irak.

Exit mobile version